Maqedoni, Të drejtë vote kanë 1 779 116 qytetarë
Albeu.com
Gjithsej 1 779 116 qytetarë kanë të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kjo shifër është për 37 667 votues më e madhe sa sa në zgjedhjet e fundit.Numri i votuesve në krahasim me zgjedhjet e 2006 është rritur për 37 e 667 votues ka njoftuar sot Ministria e Drejtësisë. Numri më i madh i votuesve sa u përket njësive zgjedhore është përqendruar në njësinë e 6 zgjedhore ku të drejtë vote kanë mbi 311 mijë votues ndërsa njësia me numër më të vogël votuesish është njësia e 3 zgjedhore ku të drejtë vote kanë pak më shumë se 288 mijë votues.

NJZ 1 - 295,917 votues

NJZ 2 - 303,120 votues

NJZ 3 - 288,585 votues

NJZ 4 - 289,664 votues

NJZ 5 - 290,101 votues

NJZ 6 - 311,729 votues

Në zgjedhjet e 1 qershorit marrin pjesë 18 subjekte politike ose koalicione parazgjedhore.

Koalicionin më të madhë e kryeson VMRO DPMNE, e cila rreth saj ka tubuar 19 subjekte politike , pastaj koalicioni “Dielli” i kryesuar nga LSDM-ja me 8 parti tjera , ndërsa subjektet politike shqiptare dalin të vetme në këto zgjedhje. BDI-ja, PDSH-ja , PPD-ja, BDSH-ja dhe BDK-ja. Fushata parazgjedhore përmbyllet më 30 maj, ndërsa procesi zgjedhor do të vëzhgohet nga 270 vëzhgues ndërkombëtare të ODIHR-it dhe 3 mijë e 500 vëzhgues vendas ose të asociacionit qytetarë Most. (Alsat)
Shtuar më 11/05/2008, ora 22:27
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori