Maqedoni; situata qetesohet por vazhdon te jete e tensionuar
Pëlqej
Albeu.com
Reagon Ministria e Puneve te Jashtme te ShqiperiseMinistria e Puneve te Jashtme te Shqiperise ka shprehur shqtesimin e saj te thelle ne lidhje me zhvillimet e sotme ne Maqedoni.Incidenti ne Maqedoni ka ngjallur reagime te ashpra. BDI ftoi partite politike shqiptare te gjejne rrugedalje nga kjo situate, kurse per PDSH cdo tentative e opozites shqiptare ne Maqedoni per te keqperdorur kete aksion per qellime politike eshte kunder interesave vitale shqiptare.

Ora 22:33 Reagon Ministria e Puneve te Jashtme te Shqiperise
Ministria e Puneve te Jashtme te Shqiperise ka shprehur shqtesimin e saj te thelle ne lidhje me zhvillimet e sotme ne Maqedoni. Ne nje deklarate per shtyp MPJ ne emer te Shqipersie e ka konsideruar stabilitetin e Maqedonise teper te rendesishem per rajonin. “Ne denojme çdo perpjekje dhe akt destabilizues, sikunder kerkojme nga autoritetet maqedonase te shmangin çdo intimidim, presion apo dhune ndaj qytetareve nga forcat e rendit ne zonat ku eshte ndermarre operacioni”, thuhet ne deklaraten e cila konfirmon se Ministria e Puneve te Jashtme vazhdon te percjelle me vemendje te veçante situaten ne Maqedoni dhe ben thirrje per gjakftohtesi dhe vetpermbajtje.

Ora 21:35 Reagon PDI dhe PDSH
Incidenti ne Maqedoni ka ngjallur reagime te ashpra. Keshtu (BDI) Bashkimi Demokratik per Integrim duke reaguar kunder sulmit te policise ne fshatrat malore te Tetoves i kerkoi Qeverise te terheqe forcat policore dhe mjetet luftarake nga Malsia e Tetoves dhe te gjeje rrugen qe garanton paqe dhe siguri te vendit dhe rajonit”. BDI ftoi partite politike shqiptare te lene inatet reciproke dhe se bashku te gjejne rrugedalje nga kjo situate.

Nderkaq per partine demokratike shqiptare cdo tentative e opozites shqiptare ne Maqedoni per te keqperdorur kete aksion per qellime politike eshte kunder interesave vitale shqiptare ne pergjithesi sidomose kunder qetesise, sigurise dhe mireqenies se banoreve te ketyre fshatrave, ku keta individe me dosje kriminale, te armatosur kerkojne strehim ne keto mjedise.

Ora 20:08 MPB: shkon ne 6 numri i viktimave
Tjeter njoftim nga Ministria e Brendshme e Maqedonise. Pak me pare Zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski raportoi se polica ka gjetur edhe dy kufoma të pjesëtarëve të grupeve të armatosura të vrarë në aksionin e sotëm policor në fshatin Brodec, të Malësisë së Sharrit qe e con ne 6 numrin e viktimave. Kotevski deklaroi se janë arrestuar edhe disa persona të këtyre grupeve. deri tani numri i te arrrestuarve ka shkuar ne 10 persona.

Ora18:26 Perleshja, MPB: 4 viktima, 6 te arrestuar
Sipas te dhenave te fundit te Ministrise se Puneve te Brendshme e Maqedonise numri I viktimave ne perleshjen e sotme mes policise dhe grupeve te armatosura eshte 4 dhe jo 8 sic u tha me perpara. Nje prej te vrareve eshte Habib Ahmeti i akuzuar per vrasjen e nje gardiani te burgut te Tetoves. Nga burime jo zyrtare behet e ditur se nje nga personat e vrare eshte edhe Ramadan Shiti nje nga udheheqesit e ketij grupi te armatosur, I cili ne gusht u arratis nga burgu I Dubraves ne Kosove.
Sic behet e ditur grupi eshte perbere nga 30 pjestare te drejtuar nga Lirim Jakupi. Nderkohe qe gjashte pjesetare te grupeve te armatosura jane arrestuar ne kete aksion ne fshatrat e Malesise se Sharit, Brodec, Veshalle dhe Vejce, informoi ministrja e Puneve te Brendshme, Gordana Jankullovska. Sipas njoftimit te ministries nuk ka te vrare nga banoret locale dhe nga policia. Ministrja Jankullovska ne konferencen e shtypit ne MPB i pergenjeshtroi informacionet se eshte rrezuar helikopteri i policise. Ajo theksoi se forcat speciale te policise e zbatuan aksionin ne menyre profesinale dhe sipas te gjitha standardeve per sigurine e popullates lokale.

Deklarata e Jankullovskes:
Ministrja Jankulloska i pergenjeshtroi informacionet se u rrezua nje helikopter policor. "Ministria e Puneve te Brendshme me sukses e perfundoi aksionin 'Stuhia malore', qe ishte i drejtuar ndaj gjetjes dhe neutralizimit te grupit kriminel-ekstremist te armatosur, te stacionuar ne rajonin e fshatit Brodec ne Tetove", tha ministrja Jankullovska. Aksioni, siç theksoi ajo, "eshte kryer me profesionalizem te madh dhe kane marre pjese pjesetare te policise me perberje te perziere etnike". Ne aksionin, shtoi ministrja e MPB-se, jane ndermarre masa dhe eshte vepruar ne pajtim me te gjitha standardet profesionale per mbrojtje te popullates civile. "Gjate tentimit qe te arrestohen gjashte persona, nga me teper pozicione eshte hapur zjarr ndaj pjesetareve te policise, me ç'rast ka vijuar pergjigje, pas ç'ka pjesetaret e grupit te armatosur kane filluar te ikin", tha Jankullovska. Ne disa vende, siç tha ajo, prej ku edhe eshte hapur zjarri ndaj policise, jane gjetur sasi e madhe armesh, mitraloz i rende GULINOV 12,7 mm, top i palevizshem, granate dore, bomba, materiale per shperthim dhe sasi e madhe e armeve automatike. Sipas MPB-se, grupi ka numeruar rreth 15 persona dhe krahas personave nga Kosova, ka pasur edhe persona nga Maqedonia. Ministrja Jankullovska informoi se aksioni ka perfunduar. Personat, te cilet eventualisht jane drejtuar nga kufiri me Kosoven, do te pengohen, sepse ne kuader te bashkepunimit me forcat kosovare te sigurimit, eshte bere kontroll i teresishem ne hyrje dhe dalje te kesaj pjese. "Perfundimi i sukseshsem i aksionit 'Stuhia malore' eshte porosi e qarte per te gjithe kriminelet. Te gjithe ata do te perfundojne ne te njejten menyre ", tha ministrja Jankullovska

Ora 17:30 Reagon Komisioni Evropian
Komisioni Evropian beri te ditur se eshte i njoftuar me zhvillimet e fundit ne Maqedoni. Kristina Nagi, zedhenesja e Komisionerit per Zgjerim te BE-se, Oli Rhen theksoi se jane te njohur me aksionin e policise ne Malesine e Tetoves, por sipas saj priten njoftime te tjera me te detajuara nga Ministria e Brendshme e Maqedoni. Nagi kerkoi mostensionimin e situates ne kete vend.

ora 18:01
Qeveria e Maqedonise thote se te vdekurit jane persona te armatosur nderkohe qe burime anonime thone per albeu.com se nje pjese e te vdekurve jane civil.

Akoma nuk dihet identiteti i te vdekurve ne perleshjet mes policise maqedonase dhe forcave te armatosura shqiptare ne malesine e Tetoves. Derisa qeveria maqedonase thote se te vdekurit jane persona te armatosur, burime anonime thone per albeu.com se nje pjese e te vdekurve mund te jene civil.
Sipas ketyre burimeve, te shtenat ne kete zone tashme jane ndalur.
Nderkohe qe vazhdon akoma te jete e parate nese eshte rrezuar apo jo helikopter i policise maqedonase.
albeu/news24
Shtuar më 07/11/2007, ora 23:52
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori