Maqedoni, Sherr ne parlament, rrihet nenkryetarja e BDI-se dhe nje gazetar
Albeu.com
Nje incident i rende ka ndodhur sot ne parlamentin maqedonas, ku deputet shqiptare kane patur nje perplasje fizike me njeri tjetrin dhe me pas kane sulmuar edhe nje gazetar te nje televizioni privat A1.Ka qene pikerisht ky debat i ashper mes dy deputeteve Sadulla Durakut dhe Abdulhadi Vejselit, ne momentin kur ky i fundit ka marre fjalen e tij ne seance, qe ka detyruar kryetarin e Kuvendit te nderprese seancen dhe shtyrjen e saj per diten e neserme

Nje incident i rende ka ndodhur sot ne parlamentin maqedonas, ku deputet shqiptare kane patur nje perplasje fizike me njeri tjetrin dhe me pas kane sulmuar edhe nje gazetar te nje televizioni privat A1. Seanca e sotme e kuvendit maqedonas ishte e perqendruar ne propozimin per ndryshim per kodin zgjedhor, pjese e ligjeve te ashtuquajtura europiane qe synojne perafrimin e vendit me Bashkimin Europian. Gjate seances kryetari i Partise per Prosperitet demokratik, Veseli ka qene duke replikuar ashper kunder partise Bashkimi per integrim, duke i akuzuar ata se po e acarojne dhe po e pengojne vendin per integrimin ne BE dhe nuk po bashkepunojne me partite e tjera, kur papritur ai eshte sulmuar nga kolleget e tij opozitare te Bashkimi demokratik per integrim. Te acaruar nga situata e krijuar, koleget e Veselit kane reaguar duke sulmuar ne te njejten kohe edhe nenkryetaren e BDI-se, Teuta Arifi, e cila ka kerkuar ne menyre te menjehershme ndihme te shpejte mjekesore.

Megjithate, asgje nuk ka mbaruar ketu, duke qene se situata eshte bere edhe me prblematike ne oret e vona te mbremjes pasi truprojat e liderve te BDI-se, te Ali Ametit, kane tentuar qe te mos lejojne gazetaret te filmojne ngjarjen ne fjale. Keshtu, gazetari i televizionit A1 ne Shkup, Lirim Dumovi, eshte sulmuar, si i vetmi qe e kishte filmuar te plote skenen. Menjehere pas ketyre incidenteve policia e ka rrethuar menjehere te gjithe parlamentin, nderkohe qe kryemistri i Maqedonise, Gruevski si dhe kryetari i parlamentit kane bere thirrje qe te evitohen situata te tilla duke i cilesuar ato si problematike, duke qene se vetem pas pak javesh do te dale raporti i ri per maqedonine, per integrimin ne BE. Kjo gje, kane theksuar ato, jo vetem qe nuk e ndihmon vendin per aneteresimin ne BE, por e pengon ate. Mometalisht situata eshte e rende duke qene se policia ka marre masat e para dhe ka larguar te gjithe makinat e deputeteve te parkuara jashte parlamentit. news24
Shtuar më 25/09/2007, ora 22:48
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori