Maqedoni: Qytetarët s’dinë për kë të votojnë
Pëlqej
Albeu.com
Anketë e re e Institutit për Demokraci. Në pyetjen se për cilën parti do të votojnë, të papërcaktuar janë shprehur 52.3 %, kurse në pyetjen për politikanin më të popullarizuar, të papërcaktuar janë 57.3 %. Për BDI-në janë përcaktuar 16 % e të anketuarve, kurse për PDSH-në 10.7 %.VMRO-DPMNE te maqedonasit dhe BDI te shqiptarët janë partitë me rejting më të lartë edhe sipas anketës më të re të Institutit për Demokraci, të realizuar gjatë muajit prill. Anketa më e re tregon edhe më tej dallim të madh mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së në kampin politik maqedonas, si dhe zvogëlim relativ të rejtingut të PDSH-së dhe të BDI-së, në kampin politik shqiptar.
Sipas kësaj ankete më të re, 29 për qind e qytetarëve të anketuar janë deklaruar se në rast se zgjedhjet realizohen nesër, për VMRO-DPMNE-në do të votonin 29 për qind, kurse për LSDM-në 20 për qind e të anketuarve.
Për BDI-në janë përcaktuar 16 për qind e të anketuarve, kurse për PDSH-në 10.7 për qind.
Rejting të dukshëm te të anketuarit gëzojnë edhe Social Demokratët e Rinj të Tito Petkovskit, Reformistët e Liljana Popovskës dhe VMRO-Popullore e Georgievskit. Rejtingu i PPD-së është 3.3 për qind.
Nikolla Gruevski me 32 për qind dhe Ali Ahmeti me rreth 17 për qind edhe më tej janë politikanët më të popullarizuar. Ata pasohen nga Tito Petkovski me rejting 14.9 për qind dhe Arbër Xhaferi me 11.7 për qind. Kryeministri Vllado Buçkovski edhe më tej gëzon rejting të ulët, gjegjësisht vetëm 7.7 për qind.
Titio Petkovski është politikani për të cilin numër më i madh të anketuarve kanë mendim pozitiv, kurse menjëherë pas tij është Liljana Popovska. I treti në këtë rangim është Nikolla Gruevski, i cili pasohet nga Ali Ahmeti dhe Arbën Xhaferi.
Numri i qytetarëve të papërcaktuar, edhe më tej mbetet i lartë. Në pyetjen se për cilën parti do të votojnë, të papërcaktuar janë shprehur 52.3 për qind, kurse në pyetjen për politikanin më të popullarizuar, të papërcaktuar janë 57.3 për qind.
ISEN SALIU, Lajm
Shtuar më 28/04/2006, ora 14:43
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori