Maqedoni: Qytetarët duan mësim fetar nëpër shkolla
Albeu.com
Sipas anketimeve të kryera nga Qendra e Kërkimeve dhe Krijimit të Politikave (QKKP), mbi 61 për qind e popullatës i kanë thënë “po” futjes së mësimit fetar. Shqiptarët kryesojnë top listën e anketimeve me 87 për qind, pas tyre vijnë pakicat serbe 69 për qind, ndërsa maqedonasit në 53 për qind.Shumica e qytetarëve në Maqedoni e përkrah aplikimin e lëndëve teologjike në shkollat fillore publike. Sipas anketimeve të kryera nga Qendra e Kërkimeve dhe Krijimit të Politikave (QKKP), mbi 61 për qind e popullatës i kanë thënë “po” futjes së mësimit fetar. Shqiptarët kryesojnë top listën e anketimeve me 87 për qind, pas tyre vijnë pakicat serbe 69 për qind, ndërsa maqedonasit në 53 për qind.
“Sipas anketimeve tona, qëllimi kryesor i qytetarëve është që nëpërmjet mësimit fetar të krijohet një hapësirë për të mbështetur dhe vazhduar trashëgiminë religjioze, forcimin e tolerancës ndëretnike dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut”, pohoi Sonja Jostovska, përfaqësuese e QKKP-së, në konferencën e mbajtur të hënën. Sipas anketimeve, qytetarët mendojnë se programi edukativ në shkolla duhet të zbatohet nga teologë të bashkësive të ndryshme fetare, ndërsa 68 për qind kërkojnë që të aplikohet si lëndë e veçantë dhe vetëm 55 për qind prej tyre janë të mendimit që të aplikohet “mësim për besimin”.
Rezultatet e kërkimeve të kryera gjatë muajit maj, mbi opinionin publik lidhur me temën “Teologjia në sistemin arsimor” do të vihen në dispozicion të komisionit pranë Ministrisë së Kulturës dhe Shkencës, i cili punon për aplikimin e mësimit fetar në shkollat fillore, thanë ndër të tjera përfaqësuesit e QKKP-së. Qëllimi i anketimit të qytetarëve i të gjitha moshave e përkatësive etnike dhe fetare, synon t’i shërbejë në mënyrë konstruktive debatit lidhur me futjen e lëndëve fetare në shkolla.
E. Halili
Shtuar më 13/06/2006, ora 20:15
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori