MAQEDONI, Proteste kunder aktakuzave te Hages ndaj Boshkovskit dhe Tarcullovskit
Pëlqej
Albeu.com
SHKUP - Shoqatat qytetare maqedonase, te mbeshtetura nga partite politike maqedonase, paralajmeruan se sot pasdite ne Shkup do te mbajne proteste kunder vendimit te Gjykates se Hages per ngritjen e aktakuzes kunder ish-ministrit te Puneve te Brendshme Lube Boshkovski dhe oficerit policor Johan Tarcullovski.SHKUP - Shoqatat qytetare maqedonase, te mbeshtetura nga partite politike maqedonase, paralajmeruan se sot pasdite ne Shkup do te mbajne proteste kunder vendimit te Gjykates se Hages per ngritjen e aktakuzes kunder ish-ministrit te Puneve te Brendshme Lube Boshkovski dhe oficerit policor Johan Tarcullovski. Protesti eshte ne organizim te Keshillit per Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut te Mbrojtesve dhe te Paraburgosurve per rastin "Vreshtat e Rashtakut". "Tubimi protestues nuk do te kete dhe s`guxon te kete kurrfare konotacioni politik. Bahet fjale per tubim mbaremaqedonas", deklaroi Zoran Kerstevski, ish-keshilltar i Lube Boshkovskit. Ai shpjegoi se tubimin, qe do te mbahet para nderteses se Gjykates supreme, e kane mbeshtetur te gjitha partite opozitare politike maqedonase me te cilat eshte arritur marreveshje qe ne protestin te mos kete foltore, e as simbole partiake. Kerstevski lajmeroi se Keshilli kerkon nga autoritetet e Maqedonise qe "te angazhohen qe proceset gjyqesore kunder Boshkovskit dhe Tarcullovskit nga Haga te transferohen ne Maqedoni, ndersa mbrojtesit, bashke me kater te akuzuarit per "Vreshtat e Rashtakut" te mbrohen ne liri".
Shtuar më 22/03/2005, ora 20:40
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori