Maqedoni, Prokuroria do te veproje per Iliriden
Pëlqej
Albeu.com
Ministrja e Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska deklaroi se në Maqedoni mbretëron situatë pozitive politike dhe atmosferë e sigurisë, edhe përkundër zhvillimeve të fundit.Ajo këtë e deklaroi për Radio Evropa e Lirë, duke analizuar situatën pas plasimit të fundit të idesë për Republikën e Iliridës, protestat e studentëve shqiptarë në Tetovë dhe zhvillimet e tjera që kanë ndodhur javëve të fundit tek blloku politik shqiptar. Sipas saj, si asnjëherë më parë ekziston mbështetje për koalicionin qeveritar që rezulzon me një mirëbesim plotësues midis bashkësive etnike dhe qëndrueshmërisë. "Për të gjitha këto ngjarje, sidomos për idenë për Iliridën që u prezantua publikisht gjatë këtyre ditëve, Prokurori publik tanimë po vepron sipas informacioneve që vijuan në opinion dhe ai paralajmëroi se do të bisedojë me personat që po e promovojnë këtë ide", deklaroi ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska. Ajo komentoi edhe vërejtjet që u bënë në opinion se Ministrisë së Brendshme disa herë i janë ndarë mjete financiare nga buxheti i shtetit. "Ne këto mjete i shfrytëzojmë për sanimin e situatave që kanë pasuar nga menaxhimi i papërgjegjshëm i resurseve të MPB-së, ose më konkretisht të gjitha këto mjete do të shfrytëzohen për përmisimin e kushteve t punës, sigurimin e pajisjeve për sektorët e punëve të brendshme dhe për pajisjet personale të punonjësve të policisë.Besoj se kjo do të rezultojë me efikasitet më të mirë", deklaroi ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska në një intervistë për Evropën e Lirë. Nevzat Halili, një nga ish-liderët shqiptarë nga Tetova javën e kaluar shpalli Lëvizjen Kombëtare për Iliridën, e cila nënkupton autonomi për shqiptarët në Maqedoni.
Shtuar më 16/11/2008, ora 23:35
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori