Maqedoni, pritet ndryshimi i te pakten gjashte ministrave
Albeu.com
Të paktën gjashtë ministra pritet të shkarkohen në rikonfigurimin e kabinetit qeveritarë që planifikohet të ndodh muajin e ardhshëm. Burime të larta nga qeveria bëjnë të ditur se nga ministrat maqedonas që ...... do të përfshihen në rikonfigurim janë Mihajllo Manevski, ministër i drejtësisë, Nikolla Todorov, ministër i arsimit dhe Gordana Jankullovska ministre e punëve të brendshme. Ministrat që largohen janë të evidentuar për mungesë të rezultateve në punë, afera të ndryshme dhe skandale. Po ashtu në rikonstruim pritet të përfshihen edhe 3 nga 5 ministrat shqiptarë në qeverinë e Gruevskit. Ministri aktual i ekonomisë Fatmir Besimi, mund ta lë këtë dikaster për postin e guvernatorit të Bankës Popullore, ndërsa Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Xhelal Bajrami dhe ai i pushtetit lokal Musa Xhaferi pritet të ndërrohen për mungesës të rezultateve.

Gjithashtu mësohet se është paraparë ndërrimi i dikastereve mes partnerëve të koalicionit qeveritarë. Partia e Ali Ahmetit- BDI pretendon të merr ministrinë e drejtësisë dhe arsimit në këmbim të asaj të ekonomisë dhe pushtetit lokal. Burime pranë BDI-së, thonë se kjo parti po ashtu pretendon që me këtë rikonstruim të merr në drejtim edhe njërën nga tre dikasteret që llogariten si më të rëndësishme, siç janë ministria e brendshme, e jashtme dhe ajo e mbrojtjes. (lajm)
Shtuar më 18/07/2010, ora 13:25
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori