Maqedoni, pese shqiptare ne poste ambasadoresh
Albeu.com
Alsat mëson se së shpejti në poste amabsadorësh do të emërohen pesë shqiptarë edhe atë për në Paris, Gjenevë, Sarajevë, Bern dhe Kopenhagë. Bëhet fjalë për funksionarë të lartë të BDI-së, si Agron Buxhaku, Azis Pollozhani, Asaf Ademi, Ramadan Nazifi dhe Rami Rexhepi.Këta të fundit janë më pak të njohur për opinionin, derisa dy të parët Buxhaku dhe Pollozhani mirë të njohur për skenën politike. I pari ish kandidat për president shteti, ndërkohë që i dyti anëtarë i kryesisë qendrore të BDI-së, ish-deputet dhe aktualisht drejtor i Entit për mbrojtjen shëndetësore.

Alsat nga burime brenda qeverisë mëson se Buxhaku është propozuar për ambasador në Paris, Pollozhani për ambasador në Gjenevë, Asaf Ademi për ambasador në Kopenhagë, Rami Rexhepi për në Sarajevë dhe Ramadan Nazifi në Bern. Rexhepi vjen nga Ministria e Jashtme ku ka ushtruar detyrën e këshilltarit, ndërkohë që ka punuar edhe në Ambasadën e Maqedonisë në Pragë dhe Budapest.

Gjithashtu mësohet se deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së Oliver Shambevski është kandidat për ambasador në Pekin.

Velibor Topallovski, gjithashtu i punësuar në Ministrin e Jashtme, është propozuar për ambasador në Romë. Ndryshimet në këto poste diplomatike pritet të realizohen deri në vjeshtë, pasi që atëherë edhe u skadon mandati ambasadorëve aktual.
Shtuar më 03/08/2009, ora 04:42
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori