Familja u infektua me koronavirus, izolohet gjithë fshati në Fier

Një familje e prekur nga koronavirusi ka bërë që një fshat i tërë në Fier të vetëkarantinohet.

Bëhet fjalë për fshatin Mbërs, ku së fundi kanë arritur dhe përfaqësues të ISHP-së dhe Policia e Shtetit, dhe kënë vendosur karantimimin e të gjithë fshatit.

Dy postblloqe policie janë vendosur në hyrje daljet e fshatit Mbërs duke bllokuar lëvizjen e banorëve.

Sipas bashkisë Roskovec mësohet se lëvizin vetëm mjetet e autorizuara për furnizimet bazë ushqimore të fshatit dhe këto nën kontroll të rrepta të policisë.


Shtuar 17.03.2020 09:27