Maqedoni, përleshje midis forcave maqedonase dhe grupeve të armatosura
Pëlqej
Albeu.com
Përleshje në fshatin Prodic të Tetovës mes forcave të armatosura të policisë maqedonase dhe grupeve të armatosura. Sipas informacioneve të para shumë shtëpi në fshatrat shqiptare janë në flakë pikërisht prej sulmeve ajrore policore.Burime jozyrtare të cituara nga mediat kosovare flasin për disa të vdekur në përleshjet me policinë. Gjithashtu, duke iu referuar këtyre burimeve, grupet e armatosura kanë rrëzuar një helikopter maqedonas. Sulmi i policisë ka nisur në orën 6:00 të mëngjesit dhe ishte paralajmëruar pas incidenteve të fundit ku mbetën të vrarë dy policë dhe u plagos një i tretë.
Shtuar më 07/11/2007, ora 16:33
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori