Maqedoni: Opozita do te kerkoje sot nepermjet nje proteste doreheqjen e qeverise
Albeu.com
Vendimin per te protestuar me 15 shtator, diten kur 3 vjet me pare eshte bere nderrimi i qeverive ne Maqedoni, e mori partia opozitare VMRO-DPMNE, nderkohe qe ne mitingun e sotem eshte paralajmeuar pjesemarrja e te gjitha partive te opozites.Te vetmit qe kane deklaruar mospjesmarrjen e tyre ne protesten e organizuar jane perfaqesusit e VMRO-Popullores.

Opozita, permes njoftime te ndryshme te bera ne media kane bere thirrje per nje pjesmarrje masive ne proteste. Ata akuzojne Qeverine per gjendjen katastrofale ekonomike duke e akuzuar ate si pergjegjese kryesore per anullimin e aderimit te Maqedonise ne NATO. Mbeshtetje protestes, per shkak te situates shume te rende ekonomike, i ka dhene edhe Sindikata e Arsimit, Shkences dhe Kultures, qe para pak kohe me pare u shkeput nga Lidhja e Sindikatave te Maqedonise. bw
Shtuar më 15/09/2005, ora 22:12
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori