Maqedoni, ne 2008-ten kishte me pak martesa dhe me pak ndarje
Albeu.com
Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistika në Maqedoni gjatë vitit 2008 janë lidhur 14.695 kurorëzime, që është për 5,1 për qind më pak nga viti 2007. Zvogëlim është regjistruar edhe te divorcet për 14,7 për qind. Sipas ë Entit shtetëror për statistika, më shpesh është lidhja e martesave të para me pjesëmarrje prej 92,8 për qind për femrat dhe 90,3 për meshkujt. Mosha mesatare e grave të cilat për herë të parë janë kurorëzuar është 24,7 vjet, ndërsa e burrave 27,7 vjet. Muaji gusht ka qenë ai ku janë lidhur më shumë kurorëzime, ndërsa prilli muaji ku janë martuar më pak njerëz. Ndërkaq, prej 1.209 ndarjeve në vitin 2008, më shumë kanë qenë në dhjetor, ndërsa më pak në gusht. Më shpesh janë ndarë persona të moshës mes 25 dhe 29 vjeç. (lajm)
Shtuar më 18/06/2009, ora 16:34
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori