Maqedoni, ndahen 46 vendime per administratore me pervoje
Albeu.com
Ndahen edhe 46 vendime për administratorë me përvojë pune të cilët kanë konkurruar që në dhjetor të viti 2008. Me këtë sipas zëvendëskryeministrit Ademi, i cili është i angazhuar për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, do të plotësohet një zbrazëtirë nëpër institucionet shtetërore ku kanë munguar kuadrot shqiptare deri më tani.46 administratorët e rinj do të presin për një kohë edhe përcaktimin e vendit të tyre të punës, ku do të punojnë si udhëheqës të sektorëve të ndryshme.
“Sot u shpërndanë vendimet për 46 administratorë, të cilët janë me përvojë pune dhe do të thotë se janë këshilltarë shtetërorë, dhe do të shpërndahen nëpër të gjitha institucionet, ku niveli i përfaqësimit të shqiptarëve është më i ulët dhe niveli i përfaqësimit të shqiptarëve është më i ulët në vendet udhëheqëse. Prandaj qëllimi kryesor i joni kur e kemi hapur këtë konkurs për me përvojë pune, ka qenë që shqiptarët të avancohen në vendet e tyre të punës dhe jo vetëm të pranohen si bashkëpunëtorë të rinj të papërvojë", deklaroi Abdylhaqim Ademi.
Megjithatë edhe këto administratorë do të përjetojnë fatin e njëjtë sikurse edhe 240 administratorëve të rinj, të cilët vendimet i kanë marrë që nga janari i këtij viti, mirëpo që deri më sot nuk kanë realizuar asnjë ditë punë edhe përkundër asaj që pagat vazhdojnë t'i marinë rregullishtë. Nga qeveria kanë njoftuar se sistemimi i 240 administratorëve të parë do të filloj kah fundi i këtij muaji, ndërkohë që për ata 46 që sot kanë marrë vendimet do të pritet që sistemimi i tyre të kaloj në ndonjë seancë të radhës të qeverisë brenda disa muajve. Ndryshe zëvednëskryeministrit Ademi shprehet i vetëdijshëm se me këtë nuk përmbushet përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve, ngase përfaqësimi aktual arrin shifrën prej 16 për qind, që do të thotë se është larg 25 përqindëshit, aq sa edhe është numri i shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni.
“Ne kemi bërë një analizë për përfaqësimin e shqiptarëve në administratën shtetërore dhe në administratën publike dhe përafërsisht është reth 16 për qind dhe shpresojmë që me pranimin e sotëm dhe me pranimin e 530 të tjerëve pa përvojë pune, do të përmirësohet përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, mirëpo nuk do të arrihet ajo që sa shqiptarët janë të përfaqësuar me popullatë”, shton Ademi
Sipas tij, qeveria edhe përkundër krizës ekonomike botërore mbetet e përkushtuar drejtë Implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, që nënkupton se edhe në të ardhmen do të shpallë konkurse për pranimin e nëpunësve shtetëror, krejt kjo deri sa të arrihet përfaqësimi i plotë dhe adekuat i shqiptarëve. (Bedri Rexhallari , alsat)
Shtuar më 19/06/2009, ora 23:07
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori