Maqedoni, Misini ne krye te komisionit per incidentin kuvendor
Albeu.com
Partitë politike kanë tejkaluar sot mosmarrëveshjet rreth formimit të Komisionit hetimor për zbardhjen e incidentit të 1 korrikut. Me propozim të VMRO-DPMNE-së, kryetar i këtij komisioni është zgjedhur deputeti i BDI-së, Hajrulla Misini.Ndërkohë anëtarë të komisionit janë zgjedhur dy nga mazhoranca dhe dy nga opozita: Blagorodna Duliç dhe Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE, Mende Dinevski nga LSDM dhe Sonja Mirakovska nga PRSD.
Në takimin e sotëm të kryetarëve të grupeve parlamentare me kryetarin e Kuvendit sot është hapur edhe debati për ndryshimet në rregulloren e Parlamentit. Për këtë cështje do te diskutohet edhe gjatë ditës së nesërme, ndërkohë nga VMRO-DPMNE, bëjnë të ditur se nëse gjatë kësaj jave do të arrihet marrëveshje edhe rreth ndryshimeve në rregullore, atëherë kryetari Veljanovski pritet të thërrasë seancë të Kuvendit me dy pika, formimin e komisionit hetimor si dhe rregulloren e punës.
As në LSDM dhe as në VMRO-DPMNE nuk deshën të tregojnë se cili do të jetë fati i komisionit hetimor, në rast se partitë politike nuk arrijnë të merren vesh rreth ndryshimeve në rregullore. (alsat-m)
Shtuar më 19/07/2010, ora 17:53
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori