Maqedoni, mbi 30 mije protestues ne mbeshtetje te Kosoves
Albeu.com
Eshte mbajtur ne Maqedoni, mitingu me moton "Kosova e pavarur - Maqedonia në NATO”, organizuar nga partite shqiptare PDSH dhe PPD në sheshin kryesor në Tetovë.Ora 17:25 Eshte mbajtur ne Maqedoni mitingu me moton "Kosova e pavarur - Maqedonia në NATO”, organizuar nga partite shqiptare PDSH dhe PPD në sheshin kryesor në Tetovë. Ne proteste moren pjese rreth 30 mije persona. Kreu I PDSH Menduh Thaci ka deklaruar se eshte e nevojshme një ‘PO’ e madhe për Kosovën dhe se protesta e sotme eshte kontribut per intergrimin e Maqedonise ne NATO dhe gjithashtu ne sherbim te pavaresise se Kosoves. Ky tubim eshte perkrahur nga nje sere shoqatash humanitare sic eshte ajo “Nene Tereza” nga Struga, lidhja e arsimtareve shqiptare te Kumanoves, shoqata e mjekeve, levizja Zgjohu dhe unionet e studenteve ne Tetove.

Ora 09: 15 Do te mbahet sot ne qender të Tetovës, tubimi me moton “Kosova e pavarur, Maqedonia në NATO”. Perfaqesues te Partise Demokratike Shqiptare qe organizon kete tubim u shprehen se kane mbështetjen e organizatave të ndryshme joqeveritare, studentore dhe fetare.

"Ndodhemi në momentet më kyçe, kur duhet të dëshmohet përkrahja e madhe gjithëpopullore që duhet t’i jepet pavarësisë së Kosovës dhe integrimit të Maqedonisë në NATO. Kjo do të dëshmohet pikërisht me praninë masive në sheshin e Tetovës", thane drejtues te PDSH.

Kjo parti i ka bere thirrje gjithë opinionit, por edhe anëtarëve e simpatizantëve të partisë shqiptare në opozitë, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), që të përkrahin moton e tubimit përmes pranisë së tyre në sheshin e Tetovës, ndonëse BDI nuk e ka mbështetur zhvillimin e tij. news24
Shtuar më 20/10/2007, ora 17:37
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori