Maqedoni, mbi 100 mije flamuj do te valojne me 28 nentor
Pëlqej
Albeu.com
nga Rijad Murati, Lajm“Mesazhi do të jetë : nëse mund ta ndaloni flamurin para komunave, a do të mundeni të ndaloni 100.000 flamuj”, sqaron Artan Grubi, kryetari i shoqatës “Zgjohu”.Shoqata qytetare “Zgjohu” ka ndërmend që me rastin e 28 nëntorit, të shpërndaj 100.000 famuj kombëtarë nëpër të gjitha komunat në Maqedoni ku jetojnë shqiptarë. “Zgjohu” ka ndërmend të realizojë një hap të këtillë si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë për reduktim të përdorimit të flamurit shqiptarë. Idenë për një projekt të këtillë “Zgjohu” e ka paraqitur edhe me rastin e themelimit të Trupit kordinativ për mbrojtjen e flamurit shqiptar.
“Në rast se e realizojmë këtë projekt, mesazhi do të jetë : nëse mund ta ndaloni flamurin para komunave, a do të mundeni të ndaloni 100.000 flamuj”, sqaron Artan Grubi, kryetari i shoqatës “Zgjohu”. Ai thotë se realizimi i këtij projekti do të varet nga disponimi i anëtarëve tjerë në Këshillin koordinativ, si dhe nga mundësitë financiare për të realizuar atë. Ideja është që 50.000 flamuj të bëhen për “përdorim permanent” nëpër shtëpitë shqiptare, kurse 50.000 copa për përdorim në vetura. Ndryshe për mbrojtje të flamurit kombëtar shqiptar të shtunën në Shkup është formuar Trupi Koordinativ në të cilën do të anëtarësojnë përafqësues politik dhe joqeveritar të shqiptarëve në Maqedoni. Në kumtesën e Lëvizjes qytetare “Zgjohu” thuhet se qëllimi i këtij trupi, është përmes startegjisë së përbashkët të veprimit demokratik të mbrohet flamuri nacional i shqiptarëve. Sipas Trupit koordinativ, vendimi i Gjykatës kushtetuese me të cilën shfuqizohen disa nene nga Ligji për përdorimin e simboleve të bashkësive etnike në Maqedoni është “politik, antishqiptar dhe rrezikon që të shkatërrojë besimin mes bashkësive”. Në Trupin koordinativ që u formua nën moton “Të përbashkuar rreth flamurit”, anëtarësojnë përafqësues të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bashkimit Demokratik Kombëtar (BDK), Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD), Bashkimit Demokratik Shqiptar (BDSH), Alternativës Kombëtare (AK), ekspertë juridik, përafqësues të Lëvizjes Qytetare “Zgjohu” dhe të organizatave tjera joqeveritare.
Në formimin e këtij Trupi nuk morën pjesë përfaqësues të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH).


Flamur shqiptar në qendër të Kumanovës?
Persona të panjohur të shtunën në mesnatë kanë vendosur flamurin shqiptarë në qendër të Kumanovës, kanë deklaruar për “lajm” dëshmitarë okularë. Sipas tyre kjo ka qenë kjo ka qenë shkak që të dielën në Kumanovë ka pasur shumë patrulla policore, të armatosura deri në dhëmbë. Të dielën deri në mbyllje të këtij edicioni të gazetës policia ende nuk dinte kush e ka vendosur flamurin. Përdorimi i flamurit shqiptarë në Kumanovë nuk është mundësuar me ligjin e sjellë para dy viteve për shkak se në këtë qytet jetojnë rreth 26 për qind shqiptarë. Në Kumanovë kishte protesta kundër këtij ligji.
Gazeta Lajm Maqedoni
Shtuar më 06/11/2007, ora 00:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori