Maqedoni: Kuvendi debaton per interpelancen e Georgievskit
Albeu.com
Deputetet sot e filluan debatin rreth interpelances per punen e kryetarit te Kuvendit Lubisha Georgievski, te parashtruar nga grupi i deputeteve te PLD-se.Kerkesen per interpelancen e kryetarit te Kuvendit me 10 gusht e parashtruan deputetet t PLD-se, Jovan Manasijevski, Risto Penov dhe Andrej Zhernovski me arsyetim se Georgievski e ka shnderruar parlamentin ne burim te krizes politike, ndersa si rast te drejtperdrejt e theksuan, sipas tyre, shkeljen e Kushtetutes lidhur me heqjen e imunitetit te Vllado Buçkovskit. Deputeti Andrej Zhernovski nga PLD-ha, ne emer te grupit te vet deputetesh qe e parashtruan interpelancen, ne fjalimin e vet e akuzoi Georgievskin se "punon ne menyre partiake dhe se zbaton brutalitet ndaj pakices politike ne Parlament".

Sipas tij, Kuvendi eshte ne krize, jofunksionale dhe e ka humbur dinjitetin e vet. Ai e akuzoi kryetarin e Kuvendit edhe per mosfunksionimin e punes ne Kuvend pasi sipas tij ne kete perberje kuvendore jane mbajtur 62 seanca prej te cileve 17 te paperfunduara per dallim nga perberja e meparshme ku ne afat prej kater viteve ka pasur vetem 13 seanca te paperfunduara. Kryetari i Kuvendit Lubisha Georgievski ne fjalimin e vet tha se ne rast se nuk do te ishte rasti i Buçkovskit nuk do te parashtrohej interpelanca kunder tij.

Interpelancen kunder tij, Georgievski e vleresoi si tekst siperfaqesor respektivisht reagim nga interpelanca te te gjithe paraardhesve te tij. Ne akuzimet se ka pasur shume seanca te paperfunduara, kryetari i Kuvendit tha se ka pasur dhe do te kete shume seanca te paperfunduara. Sipas Rregullores se Kuvendit, qe te pranohet interpelanca e parashtruar nga PLD-ja, duhet ta mbeshtesin te pakten 61 deputete. (MIA)
Shtuar më 31/08/2007, ora 14:26
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori