Maqedoni; Kush hedh çamçakëz në rrugë dënohet me 50 euro
Albeu.com
nga Anila LIMANIÇdo person që hedh në rrugë një mbeturinë, ose çamçakëz do të dënohet me 50 euro gjobë dhe nëse këtë gjobë nuk e paguan brenda tre ditëve atëherë dënimi trefishohet.Po ashtu me 50 euro gjobë do të dënohen edhe ata persona që do të therin pula në vende publike. Këto dënime parashihen në ndryshimet që pësoi Ligji për pastërti publike. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski paraqiti të enjten ndryshimet që pësoi ky ligj. Sipas tij me këtë ligj do të përmirësohet pastërtia publike por dhe do të dënohen të gjithë ata që e ndotin ambientin jetësor. “Me Ligjin për pastërti publike është paraparë akreditim me të cilin forcat ‘blu’ të mund të shqiptojnë sanksione kundra- vajtje, në procedurë të mandatit për kundra-vajtje të caktuara. Dënimi për personat fizik do të jetë 50 euro me kusht që të paguhet brenda tre ditëve. Nëse gjoba nuk paguhet brenda afatit të caktuar, atëherë ajo do të jetë minimum 150 euro”, sqaroi ministri Janakievski. Për shkak të sigurimit të pastërtisë publike ndalohet hedhja e letrave, mbeturinave, çamçakëzëve, ambalazheve, si dhe lënia e gjërave të vjetra. “Sipas Ligjit do të paguhet dënim prej 50-të eurosh nëse theren pula, ose kafshë të tjera në vende publike, ngjitjen pllakate, ose kryhen nevoja fiziologjike në vende publike”, tha ministri. Po ashtu do të dënohen të gjitha ata që lënë mbeturina, degë pemësh, ose materiale të vjetra shtëpiake afër vendit të caktuar për mbeturina, ose ata që ndezin zjarre në vende publike, ata që presin degë pemësh, etj. Në këto raste dënimet kapin shifrën nga një mijë deri në dy mijë euro për personat juridik dhe 50 euro për personat fizik. Ministri sqaroi se në ligj është paraparë që organizatorët e mitingjeve, manifestimeve, etj pas aktivitetit ta pastrojnë ambientin. Nëse organizatorët e lënë vendin pa pastruar, atëherë pasojnë dënimet nga dy mijë deri në tre mijë euro. Në bazë të ligjit, personat fizik që nuk mund ta paguajnë dënimin prej 50-të eurove, mund ti propozohet që të kryejë punë të dobishme për 24 orë, gjegjësisht tre ditë pune. (lajm)
Shtuar më 18/08/2008, ora 20:27
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori