MAQEDONI, Kreu i BDI, Ahmeti: I padrejte bojkotimi i zgjedhjeve nga koalicioni i partive shqiptare
Pëlqej
Albeu.com
SHKUP - Kryetari i Bashkimit Demokratik per Integrim (BDI), Ali Ahmeti, tha sot se vendimi i koalicionit te partive shqiptare per te bojkotuar zgjedhjet vendore ne Maqedoni, eshte "i padrejte". SHKUP - Kryetari i Bashkimit Demokratik per Integrim (BDI), Ali Ahmeti, tha sot se vendimi i koalicionit te partive shqiptare per te bojkotuar zgjedhjet vendore ne Maqedoni, eshte "i padrejte". "Demokracia kerkon te perballesh me kundershtarin politik, jo me mjete force, por me mjete demokratike. Atij qe merr votat e popullit, duhet t'i urohet fitorja", deklaroi ne nje konference shtypi kryetari i BDI-se, Ali Ahmeti. Ai beri te ditur se sot eshte takuar edhe me perfaqesuesit e faktorit nderkombetar ne Maqedoni, te cilet i ka siguruar se ai dhe partia e tij "do angazhohen qe parregullsite e verejtura ne raundin e pare te mos perseriten". "Ky takim u zhvillua me kerkesen time, sepse po behen perpjekje qe te njollosen te gjithe shqiptaret ne Maqedoni, si fajtore per parregullsite ne zgjedhje", deklaroi Ahmeti.
Shtuar më 24/03/2005, ora 03:17
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori