Maqedoni, hetim ndertimit te objekteve fetare ne sheshin e Shkupit
Albeu.com
Në raportin për muajin maj të vitit 2009, organizata – “Transparencë - Maqedoni”, konsideron se Qeveria nuk ka kurrfarë të drejtë ligjore që ta jap mendim lidhur me punën e Këshillit Gjyqësor, kurse kërkon edhe shpjegim ...... pse në rebalancin e buxhetit për 70 për qind janë zvogëluar mjetet për mbrojtjen, kurse janë rritur për MPB-në. “Transparenca” është kundër ndërtimit të kishës dhe xhamisë në sheshin e Shkupit dhe konsideron se ndërtimi i përmendoreve me mjete buxhetore është kundërligjor.
“Transparenca – Maqedoni” i bënë thirrje Komisionit shtetëror për pengimin e korrupsionit, Entit shtetëror të Revizionit dhe Njësisë së Revizionit të brendshëm pranë komunës “Qendër”, që urgjentisht të fillojnë hetimin e hollësishëm të rastit. “Transparenca – Maqedoni” konstaton me keqardhje se asnjëri prej institucioneve të përmendura nuk ka shprehur interesim më serioz për vërtetimin e gjendjes faktike dhe caktimin e përgjegjësisë për këtë skandal”, tha Ana Janevska – Delova, nga “Transparenca – Maqedoni”.
Shtuar më 10/06/2009, ora 14:58
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori