Maqedoni, gjykatat "shqelmojne" shqipen
Albeu.com
Gjykatat e Maqedonisë edhe më tej refuzojnë ta përdorin gjuhën shqipe në faqet e tyre të internetit. Në kohën kur informimi elektronik është duke u rritur nga dita në ditë, gjykatat vendase vazhdojnë që informatat në formë elektronike t’i publikojnë ...... vetëm në gjuhën maqedonase, pa e marrë parasysh strukturën multietnike të popullatës së vendit. Pothuajse në të gjitha gjykatat, në pjesën më të madhe të hierarkisë së tyre, janë punësuar shqiptar, që do të thotë se problemi nuk qëndron në mungesën e kuadrove.

Gjithashtu, informimi i qytetarëve në gjuhën amtare paraqet
të drejtë ligjore. Duke u bazuar në ligjet në fuqi, sipas të cilave në komunikimin zyrtar si zyrtare mund të përdoret gjuha që flitet nga më shumë se njëzet për qind të qytetarëve, shqiptarët kanë të drejt të informohen në gjuhën amtare, mirëpo deri më tani, gjykatat vendase nuk e kanë parë të arsyeshme materialet elektronike t’i përkthejnë dhe publikojnë edhe në shqip. Një pjesë e zyrtarëve të gjykatave nuk kanë mundur të japin shpjegim për mungesën e ueb faqeve në gjuhën shqipe, ndërsa pjesa tjetër konsideron se gjuhë zyrtare në vend është maqedonishtja dhe prandaj, sipas tyre, në pjesën më të madhe të ueb faqeve të institucioneve shtetërore mungon gjuha shqipe. “Faqja e Internetit e Gjykatës Themelore të Tetovës është përkthyer në gjuhën shqipe. Në kuadër të saj, në shqip publikohen materiale të ndryshme dhe aktgjykimet”, thonë në Gjykatën Themelore të Tetovës, por deklarata e atillë nuk korrespondon me realitetin. Nëse do ta hapnit faqen e kësaj gjykate, do të konstatoni se në shqip nuk është publikuar asnjë material, që do të thotë se zyrtarët e larët shqiptar të kësaj gjykate ose nuk janë të informuar mirë me aktivitet e institucionit në të cilin punojnë, ose deklaratën e kanë dhënë sa për t’u arsyetuar për mungesën e shqipes. Në faqen e kësaj gjykate, por edhe në disa të tjera, në gjuhën shqipe mund të gjendet vetëm ballina.

“Gjuhë zyrtare është maqedonishtja dhe prandaj faqja e internetit e Gjykatës Themelore Shkupi 1 është vetëm në maqedonisht. Pra ueb siti i gjykatës është përgatitur dhe rregulluar në përputhje me ligjet ekzistuese”, ka thëtë Vladimir Tufegiq, zëdhënës i Gjykatës Themelore Shkupi 1. Sipas tij, për mungesën e faqeve zyrtare në gjuhën shqipe duhet të përgjigjet qeveria, ndërsa ka sqaruar se gjykata penale e kryeqytetit disponon me numër të mjaftueshëm përkthyesish cilësor të gjuhës shqipe.
Shtuar më 02/02/2010, ora 00:56
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori