Maqedoni, Filloi heshtja parazgjedhore
Albeu.com
Në Maqedoni pas mesnate filloi heshtja zgjedhore 24-orëshe para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare do të mbahen të dielën me 1 qershor.Partitë politike mbrëmë përfunduan fushatën zgjedhore, e cila zgjati 20 ditë, kur para qytetarëve janë shpalosur platformat politike dhe kandidatët për deputetë.
Kutitë e votimit me 1 qershor hapen nga ora shtatë e mëngjesit deri në orën 19.00, ndërsa të drejtën e votës e kanë 1.779.116 votues që do të votojnë në 2976 vendvotime.
Nesër një ditë para zgjedhjeve do të votojnë të burgosurit dhe të refugjatët e brendshëm, që pas konfliktit janë strehuar në disa strehimore në Shkup.
Zgjedhjet do të zhvillohen sipas modelit proporcional në gjashtë zona elektorale. Në çdo njësi do të zgjidhen nga 20 deputetë. Shqiptarët konkurrojnë në katër zona elektorale, ndërsa më e madhja është zona e gjashtë e cila përfshin Tetovën, Gostivarin dhe një pjesë të Kërçovës. (ina)
Shtuar më 31/05/2008, ora 15:10
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori