Maqedoni: Buçkovski e Cërvenkovski në hall me Serbinë
Pëlqej
Albeu.com
Demarkacioni i kufirit pret zgjidhjen fatlume. Nga kabineti i presidentit Branko Cërvenkovski kanë thënë se çështja do të zgjidhet sipas modaliteteve të ndërkombëtarëve ndërkaq nga kabineti i kryeministrit Vllado Buçkovski për momentin parapëlqejnë të heshtin dhe nuk komentojnë asgjë rreth shënimit të vijës kufitare me Kosovën.Pas paralajmërimeve nga Beogradi zyrtar se marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë dhe Malit të Zi (SMZ) janë vënë në pikëpyetje, nga Qeveria ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar. Nga kabineti i kryeministrit Vllado Buçkovski për momentin parapëlqejnë të heshtin dhe nuk komentojnë asgjë rreth shënimit të vijës kufitare me Kosovën.
Kjo heshtje e Qeverisë ka ardhur si rezultat i informacioneve se Beogradi ka vënë në dyshim vizitën e presidentit Branko Cërvenkovski të paraparë për të mërkurën.
“Qëndrimi i presidencës është i pandryshueshëm. Demarkacioni në pjesën me Kosovën duhet bërë para statusit përfundimtar të Kosovës. Modalitetet për këtë gjë do të kërkohen nga faktori ndërkombëtar”, tha të dielën për “Lajm” këshilltari i presidentit Cërvenkovski, Igor Ivanovski. Ai me këtë rast nuk deshi të japë kurrfarë hollësish tjera se çfarë nënkupton Cërvenkovski me zgjidhjen e kontestit kufitar sipas modaliteteve të faktorit ndërkombëtar.
Ministri i Punëve të Jashtme të SMZ-së, Vuk Drashkoviq ditë më parë deklaroi se sipas Rezolutës së Kombeve të Bashkuara, Qeveria e Kosovës, nuk ka asnjë të drejtë rreth çështjes së kufirit ndërsa autoritetet e UNMIK-ut kanë të drejtë vetëm të sigurojnë ekipet e Maqedonisë dhe SMZ-zë gjatë shënimit të kufirit në terren.
Shefi i diplomacisë serbe, me këtë rast, tha se nuk është në të mirë të negociatave për statusin përfundimtar të Kosovës ky koketim midis Shkupit dhe Prishtinës.
Marrëdhëniet e Beogradit me Shkupin janë lëkundur si pasojë e informatave se kryeministri Vllado Buçkovski është në bisedime të vazhdueshme me kryeministrin kosovar, Agim Çeku për shënimin e vijës kufitare.
nga QASHIF BAKIU, Lajm
Shtuar më 03/04/2006, ora 16:48
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori