E rëndë në Peqin, 18 vjeçarja gjendet e vetëhelmuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Peqin.

Mësohet se një 18 vjeçare nga familja Hima në fshatin Copanaj në Njësinē Administrative Përparim të Bashkisē Peqin është gjetur e vetëhelmuar nga të afërmit rreth orës 19.00 të kësaj të diele.

18- vjeçarja është dërguar menjëherë në gjendje tejet të rëndë në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetēn. Ajo sikurse bashkëmosharët e saj ajo prej 10 ditësh ndodhej në banesë në kushtet e vetëizolimit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve, që çuan 18- vjeçaren në këtë akt kaq të rēndë.Paraprakisht dyshohet se vetë izolimi kishte ndikuar së tepērmi në gjendjen e saj.


Shtuar 22.03.2020 20:39