Maqedoni, BDI refuzon takimin me PDSH
Albeu.com
Partia e Ali Ahmetit refuzon ftesën e kryetarit të ri të Partise Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, për një takim ne lidhje me ç'tensionimin e situatës politike.Zëdhënsja e Partise per Drejtesi dhe Integrim, Ermira Mehmeti tha se partia e saj dyshonte në sinqeritetin e thirrjes se Partise Demokratike Shqiptare.

Partia e Ali Ahmetit refuzon ftesën e kryetarit të ri të Partise Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, për një takim ne lidhje me ç'tensionimin e situatës politike. Zëdhënsja e Partise per Drejtesi dhe Integrim, Ermira Mehmeti tha se partia e saj dyshonte në sinqeritetin e kësaj thirrjeje: "Ftesa për ne shihet në kuadër të një euforie dhe entuziazmi pas kongresit. Sepse ftesat serioze bëhen në mënyrë më formale ku tregohen edhe qëllimet."-dekalroi ajo.

Ndërkohë, në fjalimin e tij të parë si kryetar, Menduh Thaçi nuk e fshehu se rivali i tij kryesor do të jetë BDI. "Diskursi politik i BDI-së strukturat dhe kuadri që merren me zbatimin e kësaj politike, s'kanë asgjë të përbashkët me moralin dhe idealin e atyre që nisën luftën. Si duket mua më ka rënë hisja që t'i demaskoj, si herëve të tjera, këta hileqarë dhe këtë do ta bëj me vendosmëri", tha Menduh Thaçi. Këto retorika nga vëzhguesit interpretohen se rivaliteti i ashpër do të vazhdojë në politikën shqiptare në Maqedoni. Ndonëse ajo do të jetë nën presione, sidomos ndërkombëtar për të zbutur tonet. news24
Shtuar më 02/07/2007, ora 15:01
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori