MAQEDONI, BDI mohon akuzat e PDSH e PPD per parregullesite e shkaktuara gjate raundit te pare te zgjedhjeve
Pëlqej
Albeu.com
SHKUP - Partia shqiptare ne pushtet, Bashkimi Demokratik per Integrim beri thirrje per ruajtjen e qetesise ne prag te raundit te dyte te zgjedhjeve vendore qe do te mbahen me 27 mars.SHKUP - Partia shqiptare ne pushtet, Bashkimi Demokratik per Integrim beri thirrje per ruajtjen e qetesise ne prag te raundit te dyte te zgjedhjeve vendore qe do te mbahen me 27 mars. BDI mohoi akuzat e partive opozitare per, sic thuhet, perfshirjen e saj ne parregullesite e shkaktuara gjate raundit te pare te zgjedhjeve vendore. Sekretari i pergjithshem i BDI-se Gezim Ostreni tha se kjo parti angazhohet qe te ruaje standardet per zhvillimin e zgjedhjeve te lira demokratike qe sipas tij jane ne perputhje me standardet evro-atlantike. Ai ka kerkuar nga faktoret relevante politike te mos i perdorin vlerat e arritura deri me tash per interesa te ngushta parazgjedhore dhe ne kete menyre te insistojne qe me qellim te njollosin nje pjese te historise sone me te lavdishme. Nderkohe koalicioni i partive opozitare shqiptare PDSH-PPD beri te ditur dje se nuk ka ndryshuar qendrimin per bojkotimin raundit te dyte te zgjedhjeve qe do te zhvillohen me 27 mars. Komisioni Shteteror i Zgjedhjeve ne Maqedoni ka kumtuar se rrethi i dyte i zgjedhjeve lokale do te zhvillohet ne 55 komuna, nderkaq ne 15 te tjera dhe ne qytetin e Shkupit do te perseritet rrethi i pare.
Shtuar më 22/03/2005, ora 20:42
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori