Maqedoni, arsimi ne greve
Pëlqej
Albeu.com
Arsimtarët e të gjitha sektorëve të arsimit në Maqedoni kanë nisur sot një grevë të përgjithshme. Greva ka paralizuar të gjithë arsimin në republikën e vogël ballkanike.
Kryetar i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës SASHK, organizator i grevës Dojçin Cvetanovski tha se greva ka villuar kudo. “Ka pesë ose gjashtë përjashtime, ku greva nuk ka filluar, për shkak të presioneve nga drejtorët apo kryetarët e komunave", deklaroi Cvetanovski. Greva ka përfshirë që nga arsimi fillor e deri tek ato shkencor.

Vendimin për grevë të përgjithshme e mori Këshilli i SASHK-ut të shtunën pas negociatave të pasuksesshme me qeverinë për plotësimin e kërkesave të tyre.

SASHK kërkon që brenda fundit të vitit të nënshkruhen marrëveshjet kolektive në punët për përkujdesjen dhe edukimin e fëmijëve, në arsimin e lartë, shkencë, ndryshimet dhe plotësimet e marrëveshjes kolektive në sektorin e kulturës dhe të gjitha këto të zbatohen nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Kompensimi për ushqimin të paguhet në vlerën e 20 për qind të rrogës mesatare në nivel shtetëror dhe të zbatohet nga fillimi i vitit të ardhshëm, ndërsa kompensimi për transportin të jetë në vlerën e shpenzimeve reale të punonjësit që i paguan për mbërritjen deri në vendin e punës dhe për kthimin në shtëpi.

Një kërkesë tjetër e grevistëve është edhe ndryshimi i kontratave të punës në arsim, shkencë dhe kulturë nga kontrata me kohë të caktuar në kontrata në kohë të pacaktuar.
Shtuar më 24/11/2008, ora 22:12
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori