Maqedoni, arrihet marreveshje per formimin e Komisonit anketues
Albeu.com
Grupet e deputetëve të LSDM-së dhe PRSD-së e pranuan propozimin e fundit të së enjtes të VMRO-DPMNE-së për formimin e Komisionit anketues për ndriçimin e incidentit më 1 korrik, me çka pas takimeve disaditëshe te kryetari i Parlamentit është arritur edhe marrëveshje përfundimtare.VMRO-DPMNE-ja propozoi që neni 1 nga vendimi të jetë: "Me këtë vendim themelohet Komisioni anketues për konfirmimin e shkaqeve dhe rrethanave që sollën deri te ngjarjet para dhe në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, që ndodhën më 1 korrik të vitit 2010, në pajtim me rregullat e përgjithshme ligjore dhe nënligjore, si dhe përgjegjësia e pjesëmarrësve në këto ngjarje".

Çështja për ndryshimet e Rregullores në koordinimin e sotëm nuk është hapur.
Shtuar më 15/07/2010, ora 16:03
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori