Maqedoni, acarohen më tej marrëdhëniet pozitë-opozitë
Albeu.com
Për opozitën, mënyra e heqjes së imunitetit të zotit Buçkovski dhe procedurat parlamentare janë jo kushtetuese, nderkohe qe qeveria shprehet e vendosur se do të vazhdojë luftën kundër korrupsionit.Shtohen polemikat dhe tensioni ne Maqedoni mes mazhorances dhe opozites ne prag te seances parlamentare te se enjtes ku do te diskutohet rreth heqjes se imunitetit te ish kryeministrit Vllado Buckovski.

VMRO- DPMNE ka shtuar akuzat per partine ga Lidhja Social Demokrate (LSDM) te drejtuar nga Radmilla Shekerinska se është duke ndërmarrë veprime per "radikalizimin e situatës në vend". Deklaratat e partise se kryeministrit Nikolla Gruevski jane kundershtuar nga LSDM e cila i vlereson si manovra te qeverise per te fshehur deshtimin ne mbajtjen e premtimeve te dhena qytetareve.

Ish kryeministri Buckovski akuzohet se ka keqpërdorur postin ne kohen kur ka drejtuar qeverine. E njejta akuze rendon edhe mbi shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë i cili pas 16 ditësh paraburgim u la të mbrohet i lirë. Të dyshuarit për këto vepra kana hedhur poshtë akuzat. BBC
Shtuar më 15/08/2007, ora 15:26
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori