Ekzekutohet në atentat biznesmeni nga Shkodra
Maqedonasit kërkojnë “gishta” për Badenter
Albeu.com
nga Bekim BuçiNë përbërjen e re parlamentare ka gjasa reale që bashkësitë e vogla etnike siç janë turqit, romët, serbët, vllahët dhe boshnjakët të fitojnë gjithsej 13 vende në Parlament. Me rangimin e përfaqësuesve të pakicave në pozicione të larta në listat zgjedhore të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së ata do të kenë peshë të madhe në shtëpinë ligjvënëse, ndërsa votat e tyre do të jenë vendimtare në sigurimin e shumicës së “Badenter”-it.
Në këtë mënyrë, VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja në listat e tyre me përfaqësuesit e bashkësive të vogla etnike për deputetë në përbërjen e ardhshme parlamentare do të atakojnë të “rrëmbejnë” sa më shumë vota nga elektorati i tyre në Maqedoni.
VMRO-DPMNE në listat e saj zgjedhore ka një numër të madh të kandidatëve që u përkasin bashkësive të vogla etnike në Maqedoni.
Sipas zëdhënësit të kësaj partie Vllatko Gjorçev kjo parti do të ketë të paktën gjashtë deputet nga pakicat edhe atë dy deputetë rom, dhe nga një deputet turk, serb, boshnjak dhe vllahe. Në LSDM vlerësojnë se shtatë kandidatë në listat e tyre që vijnë nga bashkësitë e vogla etnike do të jenë pjesë e përbërjes së re parlamentare edhe atë dy nga nacionaliteti rom, dy vlleh, dhe nga një serb, turk dhe boshnjak.
Në përbërjen e kaluar parlamentare nga pakicat ishin gjithsej 8 deputetë, dy turq, dy rom dhe nga një vllah, boshnjak dhe serb. Fijat Canoski është deklaruar si “torbesh”, mirëpo kjo bashkësi etnike nuk është shënuar në Kushtetutë si grup i veçantë etnik por ata konsiderohen si maqedonas myslimanë.
Ndryshe, gjatë dy viteve të kaluara pikërisht sigurimi i 10 vendeve të garantuara për pakicat ishte “mollë sherri” mes pushtetit dhe opozitës. BDI-ja dhe LSDM-ja kundërshtuan idenë e VMRO-DPMNE-së që pakicat të kenë vende të garantuar dhe akuzuan kryeministrin Nikolla Gruevski se dëshiron të manipulojë me pakicat me qëllim që të votohen disa ligje me rëndësi për të cilat duhej shumica e “Badenter”-it. (Lajm)
Shtuar më 08/05/2008, ora 22:39
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori