Manuel Barroso: Ballkani pjesa evropiane që mungon
Albeu.com
Një zyrtar i lartë evropian i është referuar Ballkanit si pjesa evropiane që mungon, ndërkohë që ai u bëri thirrje vendeve ballkanike për të përshpejtuar reformat në mënyrë që të arrijnë nivelin e anëtarësimit në bllokun evropian prej 27 anëtarësh.Presidenti i Komisionit Evropian, Manuel Barroso, tha sot se vendet evropiano-jug-lindore ndodhen në një udhëkryq dhe duhet të zgjedhin midis një të ardhmeje të begatë, ose kthimit tek izolimi dhe ndoshta paqendrueshmëria. Zoti Barroso i bëri këto komente gjatë një takimi të nivelit të lartë të 11 vendeve të Evropës Jugore, që u zhvillua në Zagreb të Kroacisë.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe nën-sekretari amerikan i shtetit, Nikolas Bërns, morën pjesë gjithashtu në takimin e nivelit të lartë të bashkëpunimit të vendeve të Evropës Jug-lindore.
Shtuar më 12/05/2007, ora 12:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori