Manual për pikat e kalimit kufiar, Spiropali: Kufij të sigurtë
Pëlqej
Drejtoresha e Përgjithshme e Dogavane, Elisa Spiropali vlerësoi sot nismën e OSBE për prezantimin e manualit për pikat e kalimit kufitar. Gjatë fjalës së saj në konferencën e zhvilluar me këtë rast, Spiropali ka pranuar progresin e bërë në vend.

“Nder për mua qe jam në këtë pozicion por edhe pergjegjesi shumë e madhe të punosh me doganat dhe kontrollin e kufijve. Theksoj rëndësinë e sigurise se kufijve, vendi ynë ka qene i njohur për kufij të ashper, mbetet ende shume për të bërë. Kufijte duhet të jenë të sigurtë, por të mos trembin ata që i përdorin, tregtaret, emigrantet etj” – tha ajo.

Ndërkohë që amabsadori i OSBE-se, në vendin tone u shpreh se OSBE është e gatshme të ofrojë ndihmë për të vënë në funksion këtë manual.

“Por ata duhet te ndihmojne popujt që të afrohen. Prandaj transporti dhe tregia janë mjetet më të mira që ne mund të përdorim në ndihme të tyre’- tha ai. /albeu.com/

Shtuar më 04/10/2013, ora 11:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori