Manjani zbulon emrat: Ja kush i vodhi votat e PDIU-së dhe LIBRA-s
Kreu i partisë “LIBRA”, Ben Blushi, pak më parë ka publikuar një material video, për të vërtetuar se partisë së tij i janë vjedhur 18 vota në Tiranë. Lidhur me këtë situatë ka reaguar dhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i cili me anë të një statusi në ‘Facebook”, shkruan se “E njëjta gjë ka ndodhur edhe me votat e LIBRA…. Numërues me punë në Ministrinë e Mbrojtjes, është hedhur në sulm për të vjedhur, në mbrojtje të rilindjes! Nënpunësi i NATOS …. Kulmiiiiii!!!!

Vetëm në këtë video, rreth 30 minuta janë 18 vota të vjedhura. Nuk e di se çmund të ketë ndodhur tek të tjerat! Jam krejt dakort që blerja e votës nuk provon shkallën e ndikimit në rezultat! Por vjedhja e saj në numërim, ndikon që çke me të! Këto nuk janë votime! Zgjedhje jo e jo!”, shkruan Manjani.

Ndërsa nga ana tjetër edhe deputetja aktuale e PDIU-së, Mesila Doda ka treguar qartë se si vidheshin votat e PDIU-së në Tiranë, duke publikuar dhe video.

Por dhe për këtë situatë ish-ministri i LSI-së, ka reaguar duke thënë se:

“Kjo është dora hajdute e një numëruesi Rilindas. Punon në Hipotekë dhe hyri ti japë “një dorë” partisë në zgjedhje! I duhej kjo dorë, rilindjes për të marrë në një dorë çdo gjë! Një dorë nga ata të Hipotekës që Kryeministri i quajti “tepsi”… ja ku e ka tepsinë!”.

Manjani sqaron se pamjet e videos janë shkëputur nga rregjistrimi zyrtar i kamerave të KQZ ndërsa thotë se “duket qartë se si nga tufa e votave të PDIU, që janë në anën e majtë të numëruesit, hiqet fleta e votimit dhe i bashkohet tufës së votave të PS, që gjenden në anën e djathtë të tij! Flagrante! Ka ndodhur në disa raste kështu:”.

Manjanji ka dhënë të dhëna të bollshme për identifikimin e këtij personi ndërsa shton se “Tani është radha e KQZ. Kjo lloj hajnie ka ndodhur në shumë raste duke i vjedhur mandatin PDIU për tja dhënë rilindjes së Govatës! Prokuroria ka marerial të bollshëm. Ka shumë episode të kësaj natyre të kryera jo thjesht nga numërues, por nga mbajtës detyrash publike gjithashtu! Nuk ju mjaftoi blerja e votuesve, por edhe jua vodhën votën! Krim shumë i rëndë ndaj demokracisë!”. /albeu.com/

Shtuar më 10/07/2017, ora 19:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori