Manjani zbardh paktin PS-PD: Koalicioni i madh po gatuhet
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani me anë të një statusi në Facebook ka paralajmërruar një koalicion të madh midis Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike.

“Nxitimi i PD për të rizgjedhur Bashën;

-mostërheqja e ministrave teknikë pas humbjes;

-shtyrja në kohë e deklarimit të qeverisë së re nga Rama dhe
-mos deklarimi i PD që është në opozitë, të çojnë në një konkluzion:

Po gatuhet koalicioni i madh PS-PD!”- shkruan Manjani në Facebook.

Nga Ylli Manjani:

Supozim jo pa bazë.
——-
Nxitimi i PD për të rizgjedhur Bashën;

-mostërheqja e ministrave teknikë pas humbjes;

-shtyrja në kohë e deklarimit të qeverisë së re nga Rama dhe
-mos deklarimi i PD që është në opozitë, të çojnë në një konkluzion:

Po gatuhet koalicioni i madh PS-PD!

Justifikimi formal është i fortë: të përballojmë politikisht negociatat për anëtarësim! Janë të vështira e me shumë kosto ç’është e vërteta. Kanë rënë thuajse të gjitha qeveritë që negociuan anëtarësimin në BE.

Arsyeja e vërtetë: të amnistojnë veten nga e shkuara dhe të imunizohen nga veprimtaria e SPAK, që është një institucion i fortë kundër pushtetit!

Morali?! Si gjithmonë, pa moral! Do hiqet një tepsi për të vënë një govatë!

Jam i sigurt qe ekziston ky plan! Padyshim më i keqi për demokracinë!

Të shohim a do mund të realizohet! /albeu.com/

Shtuar më 02/07/2017, ora 13:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori