Manjani "sulmon” ashpër Dakon: Ku janë kriminelet, në gjykatë apo në pushtet?!
Ylli Manjani, ish-Ministri i Drejtësisë ka hedhur akuza të forta sot ndaj Bashkisë së Durrësit, me në krye Vangjush Dakon.

Përmes një postimi në Twitter, Manjani thotë se pavarësisht vendimit të dhënë nga Gjykata e Durrësit për pezullim të punimeve mbi rrënojat antike, punimet duken se nuk kanë të ndalur.

“Gjykata e Durrësit pezullon punimet, Bashkia nuk e zbaton! Ku janë kriminelet, në gjykatë apo në pushtet?! Po bëjmë shtet apo shaka!” shkruan Manjani./Albeu.com/
Shtuar më 28/02/2017, ora 20:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori