Manjani shpërthen ndaj Ramës: Boll na kujtove komunizmin.. Por ka dhe një mesazh për Metën
Deklaratat e kryeministrit Rama mbi ish-ministrin Manjani për arsyen e shkarkimit të tij nga detyra, nuk ka kaluar pa u komentuar nga vetë Manjani.

Me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, Manjani përgjigjet në mënyrë shumë të gjetur Ramës, duke i kujtuar se parulla e Ramës “qeveria është e imja, penalltine e gjuaj unë”nuk i përkasin demokracisë.

Ministri i Drejtësisë është mbrojtës i Kushtetutës dhe Ligjit dhe jo mbledhës topash që lëshon Kryeministri kuturu. Skuadra e Kryeministrit bën më mirë të zbatojë ligjin e të sillet si qeveri sesa të shkojë ashtu siç është në Prokurori!”- shkruan ai.

Por jo vetëm kaq Manjani ka edhe një mesazh për kryetarin e LSI ku me ironi i uron atij dhe PS një shërim sa më të shpejtë koalicionit.

Në intervistën me Ilva Tare, Rama tha prerë se “Ministri, në mënyrë të përsëritur ka shkelur Kodin Etik të qeverisë dhe ka shkelur kontratën tonë me publikun”.


Reagimi i Manjanit

Përshëndetje,

Kryeministri e konfirmoi sonte në Tonight se nuk e sheh qeverinë si institucion kushetues e ligjor, por si një skuadër që kërcen kur e si do ai.

Parrulla të tipit “qeveria është e imja, penalltine e gjuaj unë” i përkasin vetëm filmave të Realizmit Socialist dhe jo realitetit demokratik! Jo për gjë po “penalltinë” që gjuajti për Hillarinë e humbi! E humbi në kurriz të interesit publik.

Ministri i Drejtësisë është mbrojtës i Kushtetutës dhe Ligjit dhe jo mbledhës topash që lëshon Kryeministri kuturu. Skuadra e Kryeministrit bën më mirë të zbatojë ligjin e të sillet si qeveri sesa të shkojë ashtu siç është në Prokurori!

Të paktën një gjë e mohoi, atë motivacionin qesharak…

Koalicionit ende i uroj “shërim të shpejtë”!/albeu.com/
Shtuar më 02/02/2017, ora 09:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori