Manjani reagon ndaj deklaratës së Ambasadës së SHBA: Në daç ta kuptojnë, në daç jo
Pas deklaratës së Ambasadës Amerikane, e cila tha se nxisin këdo të regjistrohet për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, ka reaguar ish-minsitri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Në një postim ën facebook, Manjani, ndërsa ironizon shkruan: Nuk e kuptoj çfarë “mirëpretAmbasada Amerikane, në çështje që i takojnë thjesht Shqipërisë.

Manjani ka theksuar më tej se, sipas tij, në këto kushte, ku shteti nuk ekziston nuk mund të bëhen zgjedhje.

Postimi i plotë:

"nxit këdo që mendon të kandidojë që të rregjistrohet në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Ambasada Amerikane thotë ndër të tjera se "… mirëpret konkurrimin demokratik në zgjedhjet e 30 qershorit…."

Ku e mirëpret?! Do bëhen gjë zgjedhje në Ambasadë?! Pse, kemi mundësi ne të konkurrojmë në zgjedhjet Amerikane?

Apo mirëpret Ambasada shqiptarët të konkurrojnë në Shqipëri?! Nuk e kuptoj çfarë “mirëpretAmbasada Amerikane, në çështje që i takojnë thjesht Shqipërisë…

Nëse Ambasada nxit dhe mbështet sistemin politik monist në çdo hallkë të shtetit Shqiptar, sigurisht që nuk ka përse të jemi dakort me të.

Kush hyn në votime për ti bërë ato të quhen gjasme zgjedhje tradhton rëndë interesin publik për vendosjen e sistemin DEMOKRATIK!

Dhe në këto kushte, kur shteti nuk ekziston, Kushtetuta dhe ligji kanë dalë nga loja dhe ku pushteti monist sundon, nuk mund të bëhet fjalë për zgjedhje.

Në daç ta kuptojnë, në daç jo zyrtarët e ambasadave të huaja!
Sot në rendin tonë të ditës është rivendosja e parlamentit pluralist dhe fillimi i ndërtimit të sistemit të ri demokratik. /albeu.com/

Shtuar më 19/04/2019, ora 21:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori