Manjani-Metës: Kjo është dita që të veprosh jo të fshihesh
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ka kujtuar presidentit Ilir Meta detyrimet që i parashtron Kushtetuta, mbi rolin e tij si kryetar shteti për zgjidhjen e krizës politike.
Përmes një postimi në facebook, Manjani shkruan se kjo është dita që Presidenti të veprojë dhe jo të fshihet

Postimi i plotë:

"I lexuar më thjeshtë, neni 86.1 i Kushtetutës do të thotë se:

1.Shoqëria (populli) paguan kryetarin e shtetit të saj për të garantuar unitetin e saj.

2.Uniteti i shoqërisë më së pari ruhet dhe garantohet për çështje themelore, si demokracia, liritë dhe të drejtat themelore, tërësia territoriale, historia gjuha e kultura e popullit dhe funksionimi i shtetit në tërësi.

Po për ç’demokraci, shtet e shoqëri unike flasim kur të paktën gjysma e popullit është sot jashtë sistemit demokratik?!

Kjo është dita që Presidenti të veprojë dhe jo të fshihet! Le të bëjë, të paktën aq sa bëri Presidenti Moisiu në vitin 2007, kur Edi Rama nuk u regjistrua për zgjedhjet lokale të atij viti…
Presidentit nuk po i kërkohet të ndajë fituesin e zgjedhjeve, por të garantojë pjesmarrjen e popullit, pa dallim politik, në to!!"– shkruan Manjani.
Shtuar më 26/04/2019, ora 18:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori