Manjani paralajmëron Ramën: Koalicioni i hashashit nuk do të vazhdojë!
Ylli Manjani vazhdon ta thumbojë çdo ditë e më shumë qeverinë Rama dhe Policinë e Shtetit po kësaj rradhe ai ka paralajmëruar se koalicioni PS-LSI nuk do të vazhdojë më të ekzistojë.

Në një status në Twitter, Manjani shpreh shqetësimin për sasitë e mëdha të drogës që kapen në Itali dhe Greqi, të nisura nga Shqipëria.

Sipas Manjanit, të gjitha pretendimet e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe Policisë së Shtetit për kapjen e drogës nuk janë të vërteta.

“Ende asnjë gram farë hashashi nuk është kapur! Do kemi mbjellje të mbara këtë vit zgjedhor! Koalicioni me hashashin është i mbyllur!”, shkruan ManjaniTwitter.

Pasi u shkarkua, ish-ministri deklaroi se Kryeministrit Edi Rama i është kërkuar nga vende partnere të huaja largimin e Saimir Tahirit për shkak të trafikut të madh të drogës./albeu.com/


Shtuar më 12/02/2017, ora 15:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori