Manjani: LSI nuk kërkon largim ministri
Lëvizja Socialiste për Integrim e konsideron si qëndrim personal të deputetit Gjovalin Kadeli deklaratën e tij se 12 deputetë të kësaj partie do t’i kërkojnë kryeministrit Edi Rama largimin e një ministri.

“Nuk mund të ndaloj asnjë komentues në politikë ose jo që të shprehë kënaqësitë apo pakënaqësitë që ka me raste të caktuara apo me ministra të caktuar. Duhet të dimë të dallojmë qëndrimin personal, nga ai politik. Si nënkryetari i LSI ju them se LSI është e angazghuar 24 orë në 24 në përbërje të Qeverisë për të përshpejtuar axhendën e integrimit. Kjo është shumë më e rëndëishme sesa komentet që bëhen mbi persona. Është në historinë e LSI që të mos e personalizojë politikën, kjo është shumë e rëndësishme. Nuk ka ndryshuar asgjë në kursin e LSI-së”, theksoi Manjani. /albeu.com/

Shtuar më 14/06/2014, ora 16:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori