Manjani: Gjyqtarët e prokurorët të vazhdojnë punën në këtë periudhë tranzicioni
Me anë të një deklarate për mediat, Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka përshëndetur votimin dhe miratimin në Parlament të reformës në drejtësi. Ai apelon që të fillojë sa më parë puna për të vënë në zbatim këto ndryshime ligjore.

“Tani është momenti të fillojmë diskutimin për miratimin e ligjeve, në zbatim të këtyre ndryshimeve. Paralelisht duhet edhe të ndërtojmë një kalendar veprimesh ekzekutive për zhvillimin e sistemit të ri të projektuar në Kushtetutë.

Në këtë periudhë tranzicioni i kërkoj trupës gjyqësore dhe prokurorisë të jenë të fokusuar në ushtrimin me korrektësi të pergjegjësisë së tyre publike.

Deri në transferimin e përgjegjësisë tek institucionet e reja që parashikohen në ndryshimet kushtetuese, puna vazhdon normalisht dhe me përgjegjësi ligjore.

Edhe njëherë urime miratimit konsensual të reformës së Shtetit tonë të përbashkët”, thuhet në deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani. /albeu.com/


Shtuar më 22/07/2016, ora 11:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori