Manjani: Do çojmë përpara reformat e nisura
Ministri i ri i Drejtësise, Ylli Manjani, është shprehur i gatshëm se me marrjen e postit të ri, do të filloje punën aty ku e ka lënë kolegu i tij, Nasip Naço.

Në një intervistë të dhënë për "News 24", ai ka premtuar se do të çojë përpara reformat e nisura, e njëkohësisht ka bërë me dije se ka ende shumë punë për të bërë.

Për të, reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme për vendin, e në të njëjtën kohë ka vënë në dukje se me përparësi do të shihet edhe shërbimi për qytetarët. /albeu.com/






Shtuar më 09/11/2015, ora 17:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori