Manjani del sërish në “skenë”, ja çfarë thotë për qeverinë dhe opozitën

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka postuar në “Twitter” një status thumbues. Ai shkruan se fajësimi i opozitës për gjithçka që ndodh në vend zbatohet vetëm në Rusi.

Duket se ish-ministri që u shkarkua javën që shkoi kërkon të thumbojë qeverinë me këtë status duke bërë një analogji.

“Teoria që opozita është fajtore për çdo gjë të keqe që ndodh në vend, zbatohet vetëm në Rusi! Atje dënohet me burg çdo opozitar!”, shkruan ai./Albeu.com/

Shtuar më 08/02/2017, ora 21:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori