Goditje fantastike por që u ndal në shtyllë, shihni momentin e artë nga Uzuni (VIDEO)

Myrto Uzuni iu afrua shumë golit të parë në LaLiga. Mbrëmjen e djeshme ai ishte titullar kundër Sevilla.

Në minutën e 86-të të ndeshjes beratasi iu afrua shumë golit që do e çonte ndeshjen në 2-2, por nuk ia doli dot.

Uzuni goditi në hyrje të zonës dhe për fatin e tij të keq topi shkoi në shtyllë dhe më pas jashtë, duke shkaktuar vetëm drithërima te tifozët vendas. /h.ll/albeu.com

Shikoni videon:


Shtuar 9.04.2022 13:25