E FUNDIT/ Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz
Manja flet për ndërhyrjen e Kryemadhit gjatë intervistës për media
Zgjedhja e Kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshme, ka hapur një debat politik i cili ende nuk është shuar. Pozita dhe opozita janë ndarë në dy kahe shumë të dukshme.

Deputeti Ulsi Manja , ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në News 24, ka shpjeguar të gjithë ngjarjen që ndodhi të hënën në Kuvend.

Manja e quajti të gjithë protestën e opozitës si një zhurmë e madhe për asgjë, ai tha se duhej të ishte një seancë e thjeshtë. Për Manjën kjo ngjarje mund të kishte shkuar dhe në dhunë fizike mes deputetëve.

“Tashmë ka një vendim të Byrosë, që penguan deputetët për të votuar. Unë dhe Felaj nuk arritëm të votonim për prokuroren e re. E kam parë dhe pjesën e Ballës dhe kam dëgjuar dhe komente të ndryshme. Është shumë e thjeshtë ne ishim aty, nëse dikush të mohon të drejtën e votës, ne do të gjenim mundësinë për të votuar”, tha deputeti Manja.

Ndërhyrja e Kryemadhit

Unë në fakt isha i fokusuar tek ajo çfarë do ti thoja popullit, pasi po bëhej dhe thirrje që të futeshin në sallë. Gjithkush nga kolegët e opozitës që ka bërë thirrje për tu futur në sallën e kuvendit duhej të skuqej, pasi mund të ishte i fundit parlamentarizmi në Shqipëri.

Si e njihni Arta Markun?

Në vitin 2002 deri në 2017, nuk kam pasur vetëm zonjën Marku si vartëse. Atu e kam njohur nuk ka ndonjë njohje më të hershme. E kam thënë që kush do që ka qenë në atë prokuro është i denjë për të qenë në krye të akuzës.

Akuzat për marrëdhënien me Marku

Janë akuza nga segmente të caktuara nga opozita. Zonja Marku, por ti referohemi kandidaturat që garuan, rezulton se ka qenë dhe një nga kandidatet për KLP-në. Nuk është një kandidaturë që u bë pjesë e garës rastësisht. Ajo ka shkuar aty si profesioniste.

Keni pasur komunikim me Markun?

Komunikimi im me zonjën Markun, ka qenë komunikim në seancën dëgjimore dhe atë ditë që u zgjodh në krye të detyrës.

Keni njohje familjare?

Kam njohje siç kam më të gjithë prokurorët që kam komunikuar.
Shtuar më 23/12/2017, ora 18:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori