Manipuluan zgjedhjet e qershorit, Prokuroria e Lezhës çon në gjyq 8 komisionerë
Pëlqej
Falsifikuan zgjedhjet e përgjithshme të qershorit, Prokuroria e Lezhës çon në gjyq 8 komisionerë. Referuar manipulimit të rezultatit zgjedhor në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit, Prokuroria e Lezhës ka dërguar për gjykim 8 komisionerë zgjedhorë të KZAZ numër 13.

"Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ka përfunduar hetimin dhe dërgon për gjykim 8 persona që kanë pasur funksionin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) nr. 13, në Lezhë në zgjedhjet e përgjithshme të zhvilluar në Qershor 2013, të akuzuar për “falsifikim të materialit zgjedhor dhe të rezultateve të zgjedhjeve”, të kryer në bashkëpunim”, thuhet më tej në njoftim.

Nga veprimet proceduriale të Prokurorisë, ka rezultuar se anëtarët e KZAZ kanë ndryshuar rezultatin e tabelave të 10 qendrave të numërimit të votave.

Tashmë Prokuroria e Lezhës ka dërguar kërkesën për gjykim ndaj këtyre shtetasve:
1 -Alketa Hoxha (Kryetare e KZAZ),
2 - Aleksandër Gjonmarkaj (Sekretar i KZAZ)
3- Gjovalin Gjeloshi (Nenkryetar i KZAZ)
4- Leke Prendi, (anëtar)
5- Gjergj Doda, (anëtar)
6- Bardh Dedgjonaj, (anëtar)
7- Vitore Palaj (anëtare)
8- Shaqe Marinaj (anëtare). /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014, ora 12:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori