Manifestoi me flamurin e SHBA, ambasadorja nxjerr bllof Metën: Nuk e mbështesim!

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, reagon ndaj manifestimit të thirrur nga Presidenti Ilir Meta.

Kim shpreh çudi për përdorimin e flamurit amerikan në podium teksa fliste kreu i shtetit.

Ajo thotë se “U çudita teksa pashë sot flamurin e SHBA në manifestim.

Që të shmangim çdo konfuzion, ne duam të sqarojmë se ndërsa SHBA mbështet të drejtën e protestave paqësore, ne nuk kemi asnjë lidhje me manifestimin e sotëm”.

Shtuar më 02/03/2020, ora 19:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori