Guardiola: Lewandowski do të përshtatej shumë mirë te Barcelona

Pep Guardiola ishte në premierën e turneut Puma Legends Trophy në Pula Golf Resort, Mallorca, ku foli për tema të ndryshme sportive, përfshirë ish-klubin e tij Barcelonën.

Ai është i sigurt se Robert Lewandowski do t’i përshtatej lojës së Barcelonës, mes spekulimeve të fundit, por nuk e di nëse klubi katalanas mund ta nënshkruajë atë duke pasur parasysh situatën e vështirë ekonomike që po kalon.

“Nuk e kam idenë, të jem i sinqertë, por a do të ishte ai i përshtatshëm? Po flasim për Lewandowskin,” tha ai.

“Ai do të përshtatej shumë mirë kudo. Por nuk e di nëse Barcelona mund ta nënshkruajë atë për shkak të situatës së tyre financiare ose nëse Bayern  do ta lërë atë të largohet.”

Guardiola është një tifoz i madh i Gavi dhe beson se ka shpresë të madhe te Barcelona.

“Ai është fantastik,” tha ai për Gavi.

“Ashtu si Ansu Fati apo Pedri. Ata tregojnë se ka shumë të ardhme dhe punë shumë të mirë në sistemin rinor.”

Lidhur me ecurinë e Xavi Hernandez si trajner i Barcelonës, Guardiola vlerësoi ish-kolegun e tij.

“Nuk i di rrethanat, por mendoj se ai sigurisht ka bërë një punë të mirë”, tha ai./ h.ll/albeu.com


Shtuar 6.06.2022 19:13