Tuchel i zhgënjyer: Kemi gabuar shumë

Thomas Tuchel nuk e fsheh zhgënjimin pas nokautit të rëndë me Real Madrid mbrëmjen e djeshme.

“Është një humbje e rëndë, një nga ndeshjet më të këqija që kam parë në Stamford Bridge. Në këtë nivel nuk mund të luash ashtu, si individ dhe si ekip. Nuk ishte, nuk mjafton, ne kemi qënë shumë larg standarteve tona dhe nëse e bën këtë do të humbasësh.

Në pjesën e parë lejova shumë hapësira. Në përgjithësi kemi bërë shumë zgjedhje të gabuara, si dhe dëshirën për të fituar. Pjesa e parë ishtë shumë larg çdo standarti që i vendosëm vetes”, është shprehur tekniku gjerman./ h.ll/albeu.com


Shtuar 7.04.2022 07:59